VIDEO/Tmerruese, po pastronin dritaret në ndërtesën e lartë, era e fuqishme i bën të luftojnë për jetën

Dy pastruesë dritraesh në Florida kanë përjetuar momente të tmerrshme, kur një erë e fuqishme u fluturoi platformën ku po qëndronin.

Incidenti u kap në video nga njerëzit që po qëndronin në një ballkon ngjitur në rezidencën Ritz-Carlton Residences në Sunny Isles Beach, Florida.

Teksa era e fuqishme i godiste, dy punonjësit mbaheshin për të shpëtuar jetën e tyre. Fatmirësisht pas 20 minutave betejë me motin, punonjësit ia dolën të stabilizonin platformën dhe të uleshin në ballkon.