Si zgjerohet harta/ MSH: Ja qytetet me raste aktive të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste me koronavirus në Shqipëri, nga të cilët 5 janë në Tiranë, një në Krujë dhe një Kukës.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni," theksoi MSH.

"Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID-19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin".

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1