Rrethohet me policë, Gjykata e Durrësit: Sot masa e sigurisë për vrasësit e 2 vëllezërve

Gjyakata e Durrësit është rrethuar sot mëngjesin e sotëm nga forca të shumta policia para se aty të dërgohehsin për tú njohur me masën e sigurisë, vrasësit e dyshuar të dy vëllezërve  Besmir dhe Viktor Haxhia.

Të arrestuarit janë Altin Ndoci si edhe A.K, 22 vjeç, arretsuar në kuadrin e operacionit “Shën Vlash” Të dy akuzohen tashmë edhe për vrasjet kriminale më 2 mars të Anxhelo Avdisë, 24 vjeç dhe Dorian Shkozës, 35 vjeç, të dy nga Durrësi.

Policia e Shtetit njoftoi dje se përfundoi operacionin e koduar "Shën Vlash” lidhur me vrasjen e dy vëllezërve më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, me armë zjarri.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Altin Ndoci, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike"; 

K. A., 22 vjeç, banues në Durrës; 

Në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Po ashtu, u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 2 mars 2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja", Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Nga operacioni i sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Majtas dy vellezerit e vrare dhe djathtas, autori i dyshuar per vrasjen, Alktin Ndoci.
 
Policia rrethon gjykaten e Durresit sot