Po priste të mësonte nëse ishte me COVID, humb jetën 83 vjeçari

Një 83-vjeçar, që po priste të merrte vesh nëse ishte i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në Kosovë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, pacienti u pranua rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe humbi jetën vetëm gjysmë ore më vonë.

Sipas infektologut Nderim Hasani, 83-vjeçari ishte nga Komuna e Mitrovicës.

Raportohet se pacientit i janë dërguar mostrat për testim, dhe ende nuk dihet nëse e ishte i infektuar apo jo.