‘Nuk e hapi më telefonin’, moderatorja zbulon bëmat e Çiljetës për të ardhur në emision

Aktori i njohur Drilon Hoxha ka qënë i ftuari i radhës në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora.

Në bisedë e sipër me moderatoren Ester Bylyku, ai e pyeti atë se cili ishte i ftuari më jokorrekt që ka patur ndonjëherë në emision.

Esteri përmendi pikërisht emrin e këngëtares shqiptare, Çiljetës duke u shprehur se i ka bërë shumë përshtypje moskorrektësia e saj.

Drilon Hoxha: Cili ka qenë i ftuari më jokorrekt tek emisioni jot?

Ester Bylyku: I ftuari më jokorrekt që më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta.

Herën e parë ne kishim vendosur orarin e gjithçka, por ndodhi tërmeti, herën e dytë prap ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort, të dielën u bë konfirmimi i fundit dhë të hënë që ne kishim xhirimet, thjesht nuk hapi më telefonin.