Rakitic: Dua të luaj, nuk kam dëgjuar askënd të flasë për futboll!

Ivan Rakitic ka deklaruar se do të pranonte edhe rrezikun që të infektohej me koronavirus vetëm që të luhet futboll në Spanjë.

Futbollisti shprehi dëshirën e tij që të luajtur por kritikoi të gjithë ata që nuk flasin për problemet që po përjeton futbolli në këto ditë pandemie.

“Unë dua të luaj. Është e qartë se ne duhet të përpiqemi të kthehemi me garancitë më të mira sanitare por duhet të dimë gjithashtu se ato kurrë nuk do të jenë 100 për qind të sigurta”, ka thënë futbollisti.

“Kohët e fundit kam dëgjuar shumë njerëz që flasin për problemet që do të kishte nëse nuk luajmë. Probleme ekonomike, gara europiane, kalendar, promovime, lëshime, por nuk kam dëgjuar askënd të flasë për ata njerëz për të cilët skuadra është pjesë e jetës së tyre dhe ata papritmas e kanë hequr”deklaroi futbollisti.