Shkrihet Inspektoriati i Pyjeve, Ujrave dhe Mjedisit, shkarkohen nga puna 220 punonjës

Qeveria ka shkrirë Inspektoriatin e Pyjeve, Ujrave dhe Mjedisit që deri më tani ishte në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Ky akt ka nxjerrë në rrugë 220 punonjës, të cilët do të privohen nga paga e tyre sidomos në këtë kohë pandemie.

Mësohet se kjo strukturë i kalon ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që priten që nga IKMT të shkarkohen edhe mbi 250 punonjës.