Serie-A/ Kontratat dhe pagat e futbollistëve në kaos: Ja hipotezat për 'shpëtuar' krizën në futboll

Ashtu si të gjitha kampionatet në Europë (përveç Bjellorusisë) edhe ai Italian është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, teksa ende nuk dihet se kur do të rinisin.

Pezullimi i Serie-A ka sjellë probleme të shumta, por ndër më kryesoret janë ato për kontrata dhe pagat e futbollistëve.

Zyrtarët e federatës italiane shprehen se kontratat e futbollistëve që skadojnë më 30 qershor të shtyhen deri në përfundimin e kampionateve, ndërsa për pagat e futbollistëve ekziston idea shtyerjes së tyre, duke filluar me pagën e muajit Mars e cila do të paguhej në qershor dhe në tetorin e ardhshëm të mbyllej e gjithë kjo.