Amerikanë krijojnë testin e ri/ Identifikon praninë e virusit 24 orë pas infektimit

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar një test të ri Covid-19, I cili mund të identifikojë potencialisht mbartësit e virusit para se të bëhen infektivë dhe të përhapin sëmundjen.

Duke u cilësuar si përparim i rëndësishëm, koordinatorët e projektit shpresojnë që testi i bazuar në gjak do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit 24 orë pas infeksionit, përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një mbartës të konsiderohet i aftë për ta përhapur atë në njerëz të tjerë, raporton TheGuardian.

Testi ka dalë nga një projekt i krijuar nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa) që synon diagnostikimin e shpejtë të infektimeve nga viruset ose helmimet kimike.

Testi i ri pritet të paraqitet për miratimin e përdorimit të urgjencës (EUA) nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) brenda një jave.

“Koncepti mbush një hendek diagnostikues në të gjithë botën”, tha kreu i zyrës së teknologjive biologjike të Darpa, Dr Brad Ringeisen.

“Qëllimi i hulumtimit është të zhvillojë dhe vërtetojë një test të hershëm diagnostikues të përgjigjes së gjakut për Covid,” tha Prof. Stuart Sealfon, i cili udhëheq ekipin hulumtues në spitalin Mount Sinai në New York.