‘Të ndalet kampionati dhe titulli t’i jepet Juventusit’, deklarata e bujshme nga ...

Ish-mjeku i Napolit, Alfonso De Nicola, ka dhënë propozimin e tij në lidhje me rifillimin e mundshëm të Serisë A dhe jo vetëm.

“Protokolli i ideuar është një çmenduri. Vetëm tre ose katër klube të mëdha mund ta respektojnë për një kohë të gjatë. Le më pas Seria B dhe C, ose diletantët”, ka thënë ai për Il Mattino.

“Futbolli duhet ndaluar, t’i jepet titulli i Juventus-it dhe të mendohet për sezonin e ardhshëm. Edhe pse do të duhen bërë llogaritë me një futboll ndryshe. Sa herë të ketë temperaturë, një lojtar duhet ndalur”.