Kriza e Covid-19 në SHBA/ Zaimi për Syri.net: 30,3 mln të papunë, po krahasohet me 'Depresionin e Madh'

Në një lidhje me Skype për "Edicionin e Pasdites" në Syri TV, gazetarja e VOA, Menada Zaimi ka komentuar situatën me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket hapjes në shtete të ndryshme, ajo është shprehur se vendimet janë të ndryshme, ndërsa 45 prej tyre kanë vendosur të lehtësojnë masat.

"Colorado kanë hapur më shumë biznese se sa parashikoheshin. Kemi rastin e Michiganit që ka shtyrë afatet deri më 15 maj çka ka nxitur protesta, ku protestuesit kanë kërkuar që mos të miratohej vendimi i gunvernatores. Ajo e sheh si masë të nevojshme për të kontrolluar numrin e të prekurve. Shumë shtete nuk janë shumë të bindura për hapjen, ndërsa ekspertët theksojnë se një hapje e pamenduar mund të rrezikonte një shpërthim të dytë të sëmundjes. Kolorado vendosi të hapë plazhet, por i rimbylli sërish pasi pati një dyndje shumë të madhe.

Ekspertët mendonin se 60 mijë do të arriheshin në korrik, ndërsa sot ne kemi 63 mijë viktima”, tha Zaimi.

Sa i përket efekteve në ekonomi, gazetarja e Zërit të Amerikës është shprehur se: "Numri i personave që kanë aplikuar për ndihmën e papunësisë ka arritur në 30,3 milionë persona, 3,8 milionë vetëm në javën e fundit. Ekonomia ka rënë me 4,8% ndërsa ekspertët po e krahasojnë me 'Depresionin e madh' të viteve '30"...

Gazetarja shtoi se, qeveria ka miratuar një fond prej 3 trilionë dollarësh për ti ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. /Syri.net