FOTO/ Anita Haradinaj mezi po pret të përqafojë Kryemadhin

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, gazetarja e mirënjohur Anita Haradinaj, në një postim të sajin në rrjetet sociale tregon edhe një herë miqësinë që ka me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ashtu si bashkëshortët e tyre, Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta, të cilët kanë një raport të afërt me njëri-tjetrin, edhe dy zonjat kanë miqësi të fortë, të cilën nuk e pengon as karantina.

"Kur të ikë virusi dhe distanca të mos ekzistojë", shkruan Haradinaj në një foto të sajën përkrah Kryemadhit.