Koronavirusi: Vdes një nga gazetaret ikonë, Gulshan Ewing, në një azil të Londrës

Një gazetare indiane e mirënjohure në botë ka vdekur me Covid-19 në një shtëpi për të moshuarit në Londër. Gulshan Ewing ishte 92 vjeçe kur vdiq në qëndrën e kujdesit në Richmond, i tha BBC, vajza e tij Anjali Ewing.

"Unë isha në krah të saj kur ajo pushoi së marrë frymë". Pavarësisht moshës, nëna e saj nuk kishte sëmundje të tjera, tha ajo.

Ewing, i cila redaktoi dy nga revistat më të njohura të Indisë - revista e grave "Eve's Weekly" dhe revista filmike "Star & Style" - nga viti 1966 deri në 1989 ishte një redaktore e njohur, dhe një personazh i famshëm në fushën e saj.

Në librin e tij, laureati i Nobelitm VS Naipaul e përshkruan atë si "redaktoren femër më të famshme në Indi".

Ajo mban gjithashtu rekordin për intervistën më të gjatë që Indira Gandhi, kryeministrja e parë dhe e vetme femër e Indisë, i dha një gazetari.

Gulshan Ewing e intervistoi kryeministren Indira Gandhi për revistën e saj

Si redaktore e Eve's Ëeekly,  kur lëvizja feministe filloi të rritet në Indi në vitet 1970 dhe 80, ajo e drejtoi revistën përmes erërave të ndryshimit.

Si redaktore e “Star and Style” ajo njohu më të mirët e Hollivudit dhe Bollivood-it, duke intervistuar disa nga yjet më të mëdhenj, duke shkruar për ta dhe madje edhe duke bërë festa me ta.

Në javën e kaluar, agjencitë e lajmeve kanë publikuar fotografitë e saj duke intervistuar legjendat e Hollivudit si Gregory Peck, Cary Grant dhe Roger Moore; ajo është parë duke ngrënë me Alfred Hitchcock, duke biseduar me Princin Charles, duke pozuar për fotografi me Ava Gardner dhe duke mësuar Danny Kay se si të shtrojë një sari.

Në Bollyëood, thotë vajza e saj, miqësitë e saj qenë më të thella - me superyllin Rajesh Khanna, duke u shoqëruar me legjenda si Dilip Kumar, Shammi Kapoor, Dev Anand, Sunil Dutt dhe Nargis, dhe madje vallëzoi me "shoëmanin më të madh" Raj Kapoor.

Ajo vdiste të imitonte theksin e Cary Grant dhe do të fliste disa fjali në stilin e tij

Lindur tek prindërit në Mumbai (asokohe Bombay) në 1928, Ewing ishte ndër të parat nga disa gra që iu bashkuan gazetarisë në Indinë e pavarur. Ajo ka punuar për një numër botimesh përpara se të emërohej redaktore e dy revistave. Në vitin 1990, ajo u transferua në Londër me burrin e saj Guy Ewing, një gazetar britanik me të cilin u martua në vitin 1955. Çifti  ka dy fëmijë - vajzën Anjali dhe djalin Roy.