‘Po luftojmë një tjetër lloj lufte’, infermierja që shërbeu në Afganistan flet për punën në linjën e parë me koronavirusin

Një infermiere që ka shërbyer në frontin e luftës në Afganistan së bashku me djalin e saj po lufton tani ‘një luftë të re’ kundër koronavirusit në një spital britanik.

Joan Glen, 61 vjeç, ka marrë përsipër turne 12 orëshe si infermiere për pacientët me COVID-19.

Mamaja e tre fëmijëve që jeton pranë Chester thotë që rrethanat janë thuajse të ngjashme me eksperiencën e saj në trajtimin e ushtarëve të plagosur në Afganistan.

“Është si një luftë këtu në spitalet tona, thjesht një tjetër lloj lufte,” tha ajo në një intervistë ekskluzive për MailOnline.