Festoi fundin e karantinës/ 31 vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën
Ajo donte të festonte fundin e karantinës me një foto në një shkëmb në parkun Duden në Turqi por gjërat shkuan shumë keq.
Olesia Suspitsina 31 vjeç e shpërngulur në Antalia ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia prej 35 metrash duke humbur jetën.
Sipas media lokale Olesia kishte vajtur për shëtitje me një mikeshën e saj në parkun e famshëm i njohur për ujëvarat e bukura.
Gjatë shëtitjes 31 vjeçarja kishte vendsour të bëntë një foto në buzë të një shkëmbi por i rrëshket këmba për shkak të barit, humb ekuilibrin dhe bie.
Shoqja e saj e tmerruar menjëherë ka kërkuar ndihmë.
Trupi i vajzës u gjet më vonë në ujë nga një skuadër zhytësish.
Policia turke pasi hetoi rasti konkludoi se ishte një aksident.
Miqtë dhe të njohurit e saj shprehen mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale.
'Ajo donte lirinë më shumë se gjithçka'.shkruante një mik i saj.
Trupi i Olesya do të transportohet nga Turqia në Kazakistan dhe do të varroset në qytetin e saj të lindjes, Kostanay.