Koronavirusi: Si nisi tragjedia, që shfarosi azilin e të moshuarve në Spanjë

Shtëpitë e përkujdesit të të moshuarve  në të gjithë Evropën Perëndimore janë prekur rëndë nga koronavirusi dhe vetëm në Spanjë ka pasur më shumë se 16,000 vdekje, shumë prej tyre rreth kryeqytetit, Madridit. Numri i vërtetë nuk do të mund të dihet kurrë, por familjet po pyesin pse u humbën kaq shumë nga të afërmit e tyre të moshuar.

Rreth drekës së 8 Mars, Rosana Castillo u takua me disa mikesha të ngushta jo larg shtëpisë së saj në Lucero, një lagje e klasës punëtore në perëndim të Madridit, dhe, siç bëjnë çdo vit, u bashkuan në një protestë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave. Ato i dhanë njëra-tjetrës një përqafim të ngrohtë, mbajtën duart dhe marshuan me thirrjet:"Poshtë patriarkaliteti", "Feminizmi do të fitojë".

Spanjollët, atëherë, mund të qarkullonin lirshëm jashtë dhe koronavirusi, i cili tashmë kishte vrarë disa qindra njerëz në Itali, ndihej më shumë si dhimbja e dikujt tjetër. Castillo, një koordinatore 60-vjeçare në pension, e shkollës fillore, kishte parë disa njerëz si hije të veshur me maska kirurgjikale si një lloj  mbrojtje, por mendonte se shumica e tyre ishin ndoshta turistë. "Ne nuk po mendonim për ta," tha ajo.

Por me vete po lutejj. Ajo kishte vizituar Carmelën, nënën e saj 86-vjeçare, disa orë më parë në Monte Hermoso, shtëpinë e përkujdesit pranë sheshit ku ishin mbledhur gratë. Me të mbërritur në portën kryesore, Castillos i thanë se ajo nuk mund të hynte. Një punëtor tha se dy banorë ishin infektuar nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi dhe vizitat ishin pezulluar.

Castillo e kishte parë Carmelën, e cila kishte alzhajmer të avancuar, vetëm tre ditë më parë, kur nëna e saj doli nga spitali pas një javë trajtimi për vështirësi në frymëmarrje. Doktori i tha asaj që Carmela do të ishte mirë, që çështja e saj nuk kishte lidhje me virusin edhe pse nuk ishte testuar.

Duke e lënë të zhgënjyer Castillo-n, punëtori nuk i tha asgjë tjetër dhe u kthye përsëri brenda në Monte Hermoso. Ndërsa shkëmbente numrat e telefonit me disa të afërm, Castillo pa një punëtor tjetër që po nxitonte, duke mbuluar gojën me një copë leckë. Ato e njihnin njëra-tjetrën prej një kohe të gjatë, por gruaja nuk u ndal të fliste e atëhërë, Castillos iu ngritën dyshimet: "Në atë moment," më tha ajo, "ndjeva se diçka nuk ishte në rregull".

Tashmë ishte e njohur, së pari nga Kina, pastaj Italia, se njerëzit e moshuar me çështje ekzistuese shëndetësore ishin veçanërisht të prekshëm nga virusi. Megjithatë, në Spanjë, ku një e pesta e popullsisë është mbi 65 vjeç, ose rreth 8.9 milion njerëz, qeveria e kryeministrit Pedro Sronchez kishte bërë shumë pak për t’i mbrojtur.

Ndërsa Castillo ndiqte lajmet për shpërthimin, ajo pyeti veten nëse ishte bërë sa duhej për të mbrojtur nënën e saj apo të tjerë. Në pamundësi për të vizituar Carmelën, e cila kishte jetuar atje për pesë vjet, burimi i vetëm i informacionit vinte nga telefonatat e rralla dhe zakonisht shumë të shkurtër nga Monte Hermoso. Pavarësisht sa pyeti  Castillo, iu thanë pak gjëra.

Consuelo Domínguez, një mikeshë prej një kohe të gjatë, rastësisht, gjithashtu kishte nënën e saj që jetonte në Monte Hermoso, një qendër private me tulla të kuqe, me dritare të mëdha dhe dhoma për deri në 130 banorë. Edhe ajo u përpoq të merrte hollësira. Të dy vajzat e dinin që disa persona nga persdpersoneli ishin future në izolim me kollë dhe ethe, simptomat më të zakonshme të Covid-19, dhe ishin mjaft të sigurta se do të kishte më shumë.

Koronavirusi u përhapur në Spanjë me një shpejtësi alarmante dhe, më 14 mars, Kryeministri vendosi një gjendje të jashtëzakonshme me një urdhër mbarëkombëtar për të qëndruar në shtëpi. Askush nuk ishte vërtet i sigurt.

Atë pasdite, Domínguez mori një telefonatë të papritur nga Monte Hermoso. Punëtorja ishte "shumë e tensionuar", tha ajo, "kuptohej qartë". Çuditërisht, Dominguezit iu tha se 70 njerëz ishin infektuar nga virusi dhe të paktën 10 pacientë kishin vdekur tashmë. "Unë u frikësova", tha ajo. Dominguez thirri shoqen e saj. "Nuk mund ta besoja", kujtoi Castillo. "Nuk po na thuhej e vërteta."

Castillo dhe Dominguez njoftuan gazetarët dhe, më 17 mars, Monte Hermoso u bë një lajm kombëtar. Vetëm atëherë qeveria e Madridit raportohet se u bë e vetëdijshme për shpërthimin shkatërrues. Nëntëmbëdhjetë vetë ishin të vdekur.

Kishte qenë një ditë stresuese. Në mbrëmje, Castillo mori një telefonatë nga Monte Hermoso. Nëna e saj, e cila ndau dhomën e saj me një grua tjetër me shëndet të ngjashëm të dobët, kishte ethe. "Kjo më tronditi", tha Castillo. Ajo e dinte se Carmela nuk kishte gjasa të mbijetonte

Të afërmit krijuan një grup WhatsApp dhe mesazhet shqetësuese rrodhën brenda. "Stafi ishte shumë nervoz ... Disa nga banorët e atyshëm ishin madje pak si me shqetësim," tha njëra që kishte vizituar dy ditë më parë se ta ndalonin, atë vend.

 Aurora Santos, nëna e së cilës ishte edhe në Monte Hermoso, kujtoi se i kishte parë banorët të mos ndiheshin mirë në kafenene atë afër atë kohë. "Ne nuk dinim asgjë çfarë kishte bërë administrata”, më tha ajo, "protokollet që kishin ndjekur, asgjë".

Ajo u bashkua me Castillo dhe Domínguez në mbledhjen e informacionit. Ato mendojnë se pacientët me simptoma nuk ishin ndarë nga ata pa simptoma përpara se virusi të përhapej me shpejtësi nëpër shtëpi.

Stafi që kishin qenë në izolim pasi u sëmur raportohet se nuk po zëvendësohej, ndërsa ata që vazhduan të punojnë duhej të rrinin më gjatë, të rraskapitur në turne.

Në mungesë të mbrojtjes së duhur, punonjësit duhej të bënin maska për fytyrën në shtëpi. "Ne po mundoheshim të ndihmonim, të dashurit tanë ishin atje," tha Domínguez. "Pse nuk ishin të sinqertë me ne?"

Monte Hermoso, doli, se nuk ishte vetëm. Në fakt, askush nuk dukej se e dinte shkallën e vërtetë të asaj që po ndodhte.

Për vite me radhë, Carmen Flores, kreu i Grupit të Avokatit të Mbrojtësve të Pacientëve, kishte paralajmëruar për kushte të pasigurta në disa prej shtëpive të përkujdesit, rreth 5,417 në Spanjë.

"Sasia e mesazheve që po merrnim ato ditë ishte një çmenduri," më tha Flores. "Unë mendoja: Ju nuk mund t'i lini këta njerëz të kalben."

Tre në çdo katër shtëpi përkujdesi në Spanjë janë të drejtuara privatisht dhe shumë pacientë, si Carmela,  kostoti kanë të financiara nga shteti.

 José Manuel Ramírez, presidenti i federatës që përfaqëson menaxherët e kujdesit shoqëror, tha se tarifat e pranuara nga rezidencat nuk kishin ndryshuar në dekadën e kaluar, si rezultat i viteve të krizës në Spanjë.

Shumë kompani duhej të kryenin kursime deri diku për të nxjerrë një fitim, pohoi Flores, që gjithashtu pretendoi se disave u mungonin pajisjet edhe në periudha normale, ndërsa shumë prej tyre funksiononin me staf minimal. Sindikatat e punëtorëve gjithashtu thonë se stafi ishte i pamjaftueshëm, gjë që Ramirez e refuzoi.

Një punëtor në një shtëpi të përkujdesit ku vdiqën më shumë se 90 pacientë më tha: "Për një kohë të gjatë ne kishim paralajmëruar që diçka serioze do të ndodhte. Kushtet ishin të paqëndrueshme. Kjo nuk ishte aspak befasi".

Spitalet e mbushura me njerëz ishin duke I kthyer mbrapsht pacientët nga shtëpitë e përkujdesit dhe t'i kthenin ata përsëri mbrapsht,  shpesh për të vdekur. Shumë rezidenca nuk kishin shishe oksigjeni, të rëndësishme në trajtimin e një sëmundje të njohur që shkaktonte probleme të rënda të frymëmarrjes, apo edhe një mjek.

Monte Hermoso, tha Castillo, kishte një mjek, i cili shumicën e ditëve punonte vetëm në mëngjes.

Qeveria spanjolle kishte centralizuar blerjen dhe shpërndarjen e materialit mjekësor, kështu që shtëpitë e përkujdesit iu kërkuan zyrtarëve të dërgonin teste dhe komplete mbrojtëse. Sidoqoftë, Ramírez pretendoi se atyre nuk u jepej përparësi dhe u shfaqën fotografi të kujdestarëve të veshur me fustane të bëra me qese plastike. "Nuk kishte asgjë që mund të bëhej pa mbështetje," tha ai. "Ishte një katastrofë".

Ushtria u vu për të dezinfektuar 1.300 shtëpi kujdesi të moshuarish dhe Monte Hermoso ishte një nga të parët.

Margarita Robles, Ministrja e Mbrojtjes, tha që pacientët, në disa vende, u gjetën të braktisur pa kujdes, ndonjëherë të vdekur në shtretërit e tyre, trupat e lënë për t'u tërhequr nga shërbimet funerale "Un tmerr", më tha Flores.

Pothuajse 6.000 njerëz kanë vdekur tani në shtëpi pleqsh në Madrid, pasi shfaqën simptomat Covid-19. Prokurorët publik po hetojnë krimet e mundshme, përfshirë vrasjen për neglizhencë, keqtrajtim dhe braktisje.

"Unë mendoj se u bë keq," tha Castillo. "Këta njerëz nuk mund të bërtisnin ose të thoshin se nuk ishin mirë. Ata vdiqën në heshtje dhe vetëm."

Monte Hermoso nuk është përgjigjur në kërkesat e intervistimit me email; kur u kontaktova me telefon, një punonjës më tha që nuk do të flisnin me gazetarët.

Në orën gjashtë të mëngjesit të 22 marsit, Rosana Castillo mori thirrjen e fundit nga Monte Hermoso. Carmela kishte vdekur. Trupi i saj duhej të digjej dhe nuk do të kishte asnjë shans për të thënë një lamtumirë të fundit. Në shtëpi me burrin dhe djalin e saj, Castillo e nderoi në vetmi në mënyrën e vetme që mundi. "Unë mendova për të me dashuri dhe shpresoja që të kishte vdekur me sa më pak dhimbje të ishte e mundur."

Edhe shoqja e saj e dhomës, siç Castillo mësoi më vonë, kishte vdekur një javë më parë.

Alberto Reyero, këshilltar për politikat sociale të autoritetit të Madridit, tha se shtëpitë e përkujdesit nuk ishin "të përgatitura sa duhet" për një krizë të përmasave të pandemisë./ar.sh/SYRI.NET