Në garë me prindërit e tjerë/ Del VIDEO e rrallë e Princeshë Dianës

Në një video të postuar, Princesha Diana shihet në Shkollën Wetherby të djalit të saj Harry në vitin 1991.

Ajo ka marrë pjesë në një garë vrapi me prindërit e fëmijeve të tjerë që studionin në këtë shkollë.

Në Angli, shkollat tradicionalisht organizojnë një garë për prindërit e fëmijëve vit dhe Diana mund të shihet duke vrapuar kundër nënave të tjera.

Princesha e Uellsit duket atletike, konkurruese dhe tregon se ajo do të bënte gjithçka për t’i lumtur djemtë e saj.

Në video, Princesh Diana shihet zbathur gjatë garës, por edhe pse nuk fitoi, ajo duket se u përpoq shumë.