Pandemi edhe te zogjtë, sëmundja misterioze që i lë papagajtë të paralizuar në ajër

Qindra papagajë shumëngjyrësh janë paralizuar dhe kanë ngordhur si pasojë e një sëmundje misterioze që po përhapet me një ritëm alarmues.

Sëmundja, e njohur si ‘lorikeet paralysis syndrome’ i lë zogjtë në Brisbane të paralizuar, shpesh teksa janë në ajër. Kjo ka shkaktuar që ata të bien nga lartësi të mëdha, duke ngordhur.

Shkencëtarët e Griffith University besojnë se ky virus transmetohet në mënyrë të ngjashme me koronavirusin, na kontakti i afërt në komunitet.