Festë me birra, mjekët shqiptarë në Itali pranojnë fajin: E tepruam ...

Mjekët shqiptarë të dërguar në Itali një muaj më parë nga qeveria për të ndihmuar vendin fqinjë në luftën kundër koronavirusit kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar falje publikisht për incidentin e dy netëve më parë, shkruajnë mediat italiane.

Dhjetë prej tyre festuan zhurmshëm në një dhomë hoteli në Breshia.

Pronari i hotelit njoftoi policinë, e cila gjobiti me nga 500 euro pjesëmarrësit në festë.

‘Për fat të keq, në hotelin ku ishim vendosur në Breshia lejuam që ta tejkalonim me shprehjen e kënaqësisë për punën e kryer dhe për rezultatin negative në testin e tamponit të dytë, pa e kuptuar që po shkaktonim shqetësime.

Duke pranuar që forcat e rendit por kryenin detyrën e tyre, jemi sinqerisht të hidhëruar për çka ndodhi dhe kemi dërguar një letër ku shpjegojmë gjendjen e veçantë shpirtërore në të cilën ndodhemi, me shpresën se përligjjet tona do të pranohen nga autoritetet italiane’, kanë thënë mjekët.