Presidenti i klubit argjentinas provon t’i bëjë ofertë Luis Suarezit

Një ofertë e re për Luis Suarezin. Në orët e fundit, pas komenteve të Bernardo Romeos, ish-trajnerit të San Lorenzos, është zbuluar se klubi historik argjentinas nuk përjashton mundësinë e negocimit për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.

Romeo rrëfeu për “Crack Deportivo” se presidenti i San Lorenzos, Marcelo Tinelli, ka në mendje të paraqesë një propozim për Luis Suarezin.

“Futbolli argjentinas është shumë konkurrues dhe gjithmonë ekziston mundësia që një lojtar si Suarez të vijë këtu. E di që Tinelli e ka atë si alternativë, por le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ky informacion befasues ka të bëjë me një intervistë të vjetër të vetë sulmuesit uruguaian, ku ai pranoi se në futbollin argjentinas ka dobësi për San Lorenzon.

Romeo gjithashtu shpjegoi një ngjarje personale, kur ai pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me Luis Suarezin.

“Suarezi po më fliste për San Lorenzon e vitit 2001. Më tha se e ndiqte dhe i pëlqente shumë. Ai më tha që i admironte golat e mi, për mua ishte krenari”.

Një ofertë sot për Suarezin nga San Lorenzo duket e pakuptueshme, megjithatë askush nuk ia hequr të drejtën të ëndërrojë presidentit Tinelli.