Oksfordi: Brenda gjashtë javësh kemi lajme për vaksinën

Shkencëtarët që po punojnë për një vaksinë të koronavirusit thonë se brenda gjashtë javësh do të mësojnë nëse ajo funksionon apo jo.

Sir John Bell, profesor regius i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit tha se qindra persona e kanë marrë vaksinën në fazën e testimit te njerëzit.

Duke folur për BBC, ai tha se shpreson që të kenë një sinjal nëse vaksina funksionon nga mesi i qershorit.

Një ekip shkencëtarësh nga Oksfordi janë të parët në garën për vaksinën. Testimet e tyre te majmunët kanë dhënë sinjale shumë të mira.

Kjo është arsyeja se përse kompania gjigande AstraZeneca është ofruar për të prodhuar vaksinën e tyre në masë.