VIDEOLAJM/ Protestuan kundër Ramës, ndalohen tre persona

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në qytetin e Fierit. Rama kishte mbërritur në Fier për të inspektuar punimet në qytet.

Por një grup protestuesish duket se ia kanë prishur qetësinë. Ata kanë hedhur parulla: Rama ik.

Policia ka shoqëruar tre prej protestuesve.