VIDEO/ Shtëpia laborator drogë, flasin fiqnjët: Familje që shikojnë hallin e tyre...

Fqinjët e familjes Kapaj në Fier, ku policia zbuloi një laborator droge shprehen të habitur për lajmin.

Për mediat, një prej tyre thotë se në banesën e familjes Kapaj nuk kanë parë asnjë lëvizje të dyshimtë. Ndërsa thotë se ishte familje që shikonte hallin e vet.

"Nuk kemi parë lëvizje, pamë vetëm dje policinë. Ai ka një djalë dhe tre çupa, një e ka në Tiranë. 

Policia thotë se banesa në Mbrostar të Fierit ishte përshtatur në një laborator të kultivimit të drogës.

Në pranga janë vënë dy persona nënë e bir, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.