Fshihej në Peshkopi për t’i shpëtuar 24 viteve burg në Itali: Kush është i arrestuari

Policia e Dibrës ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë, një 35-vjeçar me iniciale A.V. i kërkuar nga Interpoli, i cili fshihej në qytetin e Peshkopisë, pasi i kishte ikur dënimit prej 24 viteve burg në Itali.

Drejtoria e Policisë së Dibrës njoftoi se pas informacioneve të marra në rrugë operative, kreu operacionin policor pasi zbuloi vendndodhjen e një personi në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat, ai u arrestua dhe pas kësaj do të ekstradohet në Itali, sepse është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Gjykata e Trentos, Itali, më datë 1 shkurt 2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë Kriminale". Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.