", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Flori Mumajesi prezanton për herë të parë motrën: Gëzuar ditëlindjen shpirt...

Dita e djeshma ishte një ditë e veçantë për Flori Mumajesin pasi motra e tij feston ditëlindjen!

Shumëkush nga ju do të habitej madje që Flori paska një motër, pasi kantautori tregohet mjaft i rezervuar kur është fjala për jetën e tij private dhe njerëzit e dashur.

E megjithatë me rastin e 21-vjetorit të Elonës ai nuk ka mundur të rezistojë pa një urim publik për ditëlindjen e “shpirtit” të tij.

“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”!, shkruan Flori në publikimin e tij ku shfaqen disa foto me motrën e vogël që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

21 vite qe nuk jane pak... ke qene gjithmone aty per mua si moter me vemendjen dhe kujdesin tend ????lutem te kemi njeri tjetrin per gjithe jeten sic kemi bere keto 21 vite????. Gezuar ditelindjen shpirt @elona.a23

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on