Kalifornia mbyll plazhet, pasi turmat i kundërshtuan rregullat e distancimit publik

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom të enjten tha se ai kishte porositur që të mbyllen plazhet në Orange County në pjesën jugore të shtetit, pasi turmat kundërshtuan udhëzimet e shëndetit publik për duke u dyndur në bregdet, fundjavën e kaluar.

Në foto shihen njerëz të ulur në grupe në Huntington City Beach pikërisht në kulmin e shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit. Kaliforni, SHBA, 25 prill 2020.