Mbi 1 milion njerëz të shëruar nga koronavirusi, ka edhe mijëra të patestuar

Më shumë se 1,014,000 njerëz që dihet se kanë pasur virusin janë rikuperuar, njofton Universiteti Johns Hopkins më 1 maj 2020. Por, mbetet e paqartë se sa njerëz që nuk janë testuar, janë shëruar prej koronavirusit.

Disa shtete australiane po i lehtësojnë kufizimet e tyre pasi numri i rasteve bie, duke filluar me territorin verior. Në Uellsin e Ri Jugor, familjet së shpejti mund të mirëpresin disa vizitorë dhe Queensland do të lejojë edhe dyqane të tjera veç ushqimoreve e farmacive të hapen.

Në SHBA, Presidenti Trump thotë se ai ka parë prova që virusi e kishte origjinën në një laborator në Ëuhan, por nuk ka dhënë detaje. Sidoqoftë, agjencitë e inteligjencës amerikane konkludojnë se virusi nuk ishte prodhuar nga njeriu ose nuk ishte i modifikuar gjenetikisht

Ndërhyrjet ekonomike vazhdojnë në SHBA, me gati 4 milion më shumë amerikanë që kërkojnë përfitime si të papunë.

Në tërë botën aktualisht infeksionet totale janë 3,25 milionë raste dhe vdekjet kanë arritur në 231,000.