Covid-19: PSG ia dedikon titullin e Ligue 1 punojnësve të shëndetësisë

Paris Saint Germain fitojë për herë të 9-të dhe të 3-të radhazi titullin kampion në Francë. Parisienët u kurorëzuan kampion të sezonit 2019-2020 të Ligue1, pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas fitimit të Ligue1, disa fjalë i ka thënë edhe presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, i cili është shprehur se dëshiron t’ia dedikojë titullin punonjësve mjekësor.

“ Ne duam të dedikojmë këtë titull kampion,  të gjithë punojësve të shëndetësisë dhe heronjëve të tjerë të përditshëm, të cilët ishin të përkushtuar dhe aspak egoistë për shumë javë, dhe kanë admirimin tonë”, ka thënë presidenti i PSG.

Sigurisht, ky titull nuk do të harrohet asnjëherë, pasi vjen në rrethana të çuditshme dhe të jashtëzakonshme.