Merkel sulmon virologët: Çfarë thoni sot, nuk e thoni nesër

BILD

Sot kështu, nesër ashtu!

Kancelarja Angela Merkel, 65 vjeç, ka lëshuar për herë të parë kritika të qarta për virologët e Gjermanisë, në një takim online me një rreth të ngushtë kryeministrash të landeve.

Mbi të gjitha pakënaqësitë ishin për virologun e lartë, Christian Drosten nga Berlin Charite.

Një shembull nga e kaluara: kancelarja përmendi vlerësimet e Drosten për temën e mbylljes së kufijve. Ajo citoi deklaratën e tij se policia federale më mirë të blejë ushqime për pensionistët sesa të shkojë në kufi. Dy ditë më vonë ai kërkoi mbylljen e kufirit.

Dhe: Merkel kritikoi Drosten për deklaratat e tij të fundit në lidhje me rrezikun e infektimit të fëmijëve në pandemi. Drosten paralajmëroi së fundmi se fëmijët janë ndoshta po aq ngjitës sa të rriturit. Numri i viruseve që mund të zbulohen në traktin respirator nuk ndryshon mes grupmoshave të ndryshme, raportoi Drosten dhe ekipi i tij në një studim, i cili nuk është rishikuar akoma.

Si pasojë, studiuesit paralajmëruan kundër hapjes së pakufizuar të shkollave dhe kopshteve në Gjermani, bazuar te rezultatet e tyre. Drosten kishte thënë më herët, duke iu referuar një studimi ‘shkencor’, se fëmiijët kanë një rrezik më të ulët infeksioni se të rriturit (sa një e treta).

Merkel tha se askush nuk mund të presë më një mendim të koordinuar të shkencës këtu: “Ne duhet të fillojmë me perspektivën për familjet”.

Kur Drosten këshilloi ngrohtësisht kabinetin që të mbyllte shkollat, edhe pse një ditë më parë kishte rekomanduar të kundërtën, kancelarja mësohet se u shpreh: “Kjo ishte tipike e Drosten”.