Orges Shehi për SYRI TV: Kampionati duhet të rifillojë, Kukësi nuk ka probleme me pagat

Trajneri i Kukësit, Orgjes Shehi ka folur për vështirësitë që po hasin futbollistët në këtë ditë izolimi ku janë të detyruar  të mos ndalin stërvitjen.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, tekniku i verilindorëve konfirmoi se klubi i tij nuk ka probleme me pagat e lojtarëve.

Gjendja e lojtarëve, stërvitja – Kjo situatë na vendosi në vështirësi për shkak se lojtarët janë nëpër shtëpia dhe stërviten në kushte jo të favorshme. Dalin vrapojnë pak kur munden, por kjo situatë na vështirëson shumë.

Ndryshimi i jetës: Ndikon te njerëzit normal dhe më shumë te futbollistët që kanë një regjim fiks. Futbollistët duhet të shkarkojnë energji çdo ditë dhe më pyesin kur do nisim normalitetin. Shpresojmë që nga momenti në moment të rikthehemi në fushë.

Forma jo e mirë e Kukësit, jeni pro rifillimit të kampionatit?

Në momentin që kampionati u ndërpre ne kishim rezultate jo të mira. Mendonim se do të zgjaste pak ditë por kjo situatë zgjati shumë dhe duhet nisur gjithçka nga e para. Jemi të vetëdijshëm për objektivat tona dhe dua të rikthehemi në fushë për të luajtur. Futbolli duhet të rikthehet.

Marrëdhënia me Gjicin?

Objektivat tona janë që duhet të ngjitemi në maksimum në renditje. Marrëdhënia me presidentin është shumë korrekte dhe pozitive. Vetëm pak minuta më parë kemi komunikuar për të ardhmen. Në momentin e parë që qeveria do japë dritën jeshile për nisjen e aktivitetit do të nisë edhe puna në klub.

Paga - Me dijen time asnjë futbollist nuk ka probleme me pagesat. Kjo situatë vuri në vështirësi gjithë botën, janë mbyllur gjithçka por besoj është çështje kohe dhe lojtarët do të grumbullohen për të nisur normalitetin.