Prada gradualisht rifillon prodhimin në Itali dhe teston punonjësit

 Shtëpia e modës Prada tha të enjten se kishte rifilluar prodhimin në disa biznese të saj në të gjithë Italinë pas pothuajse dy muaj bllokimi të rreptë prej koronavirusit.

Kompania tha se i rihapi bizneset e saj industriale në Toskana në 20 prill dhe ato në rajonet qendrore si në Umbria, Marche dhe Veneto - një nga zonat më të goditura nga pandemia. Prada shtoi se disa punëtorë në selinë e saj në Milano ishin kthyer në punë.

Grupi tha se po zbatonte një gamë të plotë të masave të sigurisë për stafin, përfshirë testet e antitrupave dhe viruseve.

Grupe të tjera luksoze, përfshirë Kering’s (PRTP.PA) Gucci, Ferragamo (SFER.MI) dhe Valentino, kanë rihapur pjesërisht aktivitetet në Itali që nga 20 prilli.

Prada tha se masat e sigurisë në bizneset përfshijnë orar të zvogëluar të punës ose me ndërrime si dhe kontrollin e temperaturës dhe furnizimin me komplete mbrojtëse.

Nga 28 prilli, kompania nisi testimin për antitrupa për të gjithë punonjësit që janë rikthyer në punë dhe atyre që që dolën pozitivë do t’u bëhet një test viral. Të dy testet bëhen në vendin e punës.

"E gjithë forca e punës e kompanisë do të bëjë testimin serologjik në baza mujore" tha Prada në një deklaratë. Kompania, e cila po i paguan vet të gjitha testet për stafin e saj, gjithashtu do të shtrijë procesin e gjurmimit edhe tek familjarët e çdo punonjësi që do të i infektuar.