Prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebes së Gigi Hadid dhe Zyan Malik

Ditën e djeshme bëri bujë në media lajmi se supermodelja Gigi Hadid është shtatzënë për herë të parë me partnerin e saj Zyan Malik.

Sipas “TMZ”, Gigi dhe Zyan po presin një vajzë.

“Në fund nuk ka rëndësi për ta çfarë gjinie do të kishte bebi, por tani duhet të përgatiten për shtimin e familjes para se ajo të mbërrijë”, shprehet burimi, megjithatë mbetet për të pritur një konfirmim zyrtar mga vetë çifti.

Gjatë fundjavës që lamë pas, Gigi festoi 25-vjetorin në shtëpi me familjen dhe mendohet se kjo festë ka qenë edhe një ‘party’ për të zbuluar gjininë pasi në tullumbace mbante një fije blu dhe një rozë.

Të gjithë menduan se bebi është djalë për shkak se Gigi në fund mbante fijen blu, megjithatë burimet tregojnë se dyshja është në pritje të një vajze.