Karvanet sërish në modë, dizenjimi futurist si në filmat ‘Star Wars’ çon banesat e lëvizshme në të ardhmen

Jeta në karvane mund të jetë një concept i së shkuarës, por kjo shtëpi e lëvizshme duket se po e risjell në modë.

Shtëpia moderne ndjek një stil minimalist dhe ka një ngjashmëri të frikshme me një objekt skenik nga filmat futuris ‘Star Wars’. Bëhet fjalë për transportuesin ‘Sandcrawler’, por arkitektët e shtëpisë ia kanë kaluar edhe vetë atij.

E quajtur ‘Base Cabin’, banesa është e mbuluar në gomë të zezë. Kjo e bën atë të përshtatet me objektet që e rrethojnë, më të qëndrueshme dhe sigurisht shton një dozë misteri.