Asnjë fëmijë i vetëm nuk ia kaluar virusin të rriturve

Asnjë fëmijë nuk ia kaluar koronavirusin një të rrituri. Kështu thuhet në një studim, teksa provat tregojnë gjithmonë e më shumë se fëmijët nuk luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e sëmundjes.

Sipas Daily Mail, të dhënat janë bazuar nga një hulumtim i përbashkët nga një komision mes Kinës dhe OBSH.

Shkencëtarët thanë se asnjë fëmijë poshtë 10 vjeç nuk e ka kaluar virusin te të rriturit.

Megjithëse virusi i prek të gjitha moshat, ai tregohet shumë më i butë me fëmijët.

Këta të fundit nuk janë transmetues të mirë. Para pak ditësh u raportua për një rast në Francë, kur një djalosh 9-vjeçar i prekur nga koronavirusi pati kontakt me 172 persona të tjera, por nuk ia kaloi askujt virusin.

Ndërkohë së fundmi ka raportime se me raste të rralla, fëmijët po vuajnë nga një sindromë e rrezikshme që mund të ketë lidhje me koronavirusin. Simptomat janë të ngjashme me atë që njihet si Sëmundja e Kavasakit.