Gjigandi farmaceutik: Do prodhojmë në masë vaksinën e Oksfordit

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit, që thuhet se janë më përpara se të tjerët në garën për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, kanë bërë thirrje që të nisë prodhimi në masë përpara se të dalin rezultatet e testimit.

Sipas Daily Mail, kësaj thirrje i është përgjigjur gjigandi farmaceutik AstraZeneca.

Ata kanë rënë dakord që të prodhojnë në masë vaksinën e shkencëtarëve të Oksfordit.

Rezultatet e para nga testimet do dalin në qershor. Ndërkohë shkencëtarët kanë premtuar se vaksina do jetë gati në shtator.

Deri më tani testimi te majmunët ka dhënë efekt, pasi ata nuk janë prekur nga virusi edhe pse janë ekspozuar ndaj dozave të mëdha për shumë ditë.

Testimet te njerëzit kanë nisur të enjten e shkuar.