Detaje të reja/ Krimi në Vlorë, autori akoma në kërkim, si ka lindur konflikti...

Afro 23 orë pas kësaj ngjarje të rëdnë në Vlorë, autori Jurgen Leçi ende nuk është vendosur në pranga.

Nga policia e Vlorës janë marrë në pyetje 10 persona mes tyre dy punonjës të karburantit si dhe persona që e kanë parë ngjarjen dhe pjesa tjetër familjar të të dyve.

Nga policia e Vlorës autori i krimit nuk njihet si person me probleme teksa pista kryesore e hetimit mbetet ajo e nje konflikti banal të çastit.

Sipas dëshmimtarëve përsonat kishin konflikt edhe më parë mes njeri - tjetrit konflikt ky për kamerat e sigurisë. Kamerat e sigurise të vendosura në shtëpinë e 60 vjeçarit sipas dëshmimtarve filmonin nga oborri i 25 vjeçarit teksa ky i fundit shpesh herë se ka pelqyer këtë gjë.

I ka bërë thirrje ti heq  kamerat pasi nuk i pëlqente të filmonin nga shtepia e tij dhe me pas konflikti ka degjeneruar në fyerje sharje dhe me pas në goditje me sende të forta. Janë kontrolluar nga policia të gjitha vendet e paraqitura si të dyshuara nga dëshmimtarët ku mund të fshihet autori por deri më tani asnjë rezultat.