Ndryshe edhe nga Italia/ Rama bllokon detin, qytetarja revoltohet

Shumëkush është ndjerë i revoltuar këto ditë kur ka parë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se nuk lejohet të futemi në ujë.

Në kohën kur dielli, uji dhe ajri e luftojnë çdo virus, qeveria ka vendosur të bllokojë edhe detin.

Një qytetare ka reaguar e revoltuar ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Të jesh në breg të detit, e vetme pa njerëz, e të të ndalojnë të bësh banjë apo të vraposh, më tregoni arsyen pse nuk mund të merrem me këtë aktivitet të mrekullueshëm?”, pyet qytetarja në dukje e revoltuar.

Ndërkohë Rama i thotë se plazhet do të hapen për të gjithë dhe se nuk ka një “det privat”.

“Ke ndonjë det privat? Nëse ke ndonjë det privat dhe mund të ruash distancën me të tjerët, mund të shkosh, por nuk det privat, dhe nëse hapet për të ty, do të hapet për të gjithë, dhe po u hap për të gjithë, do të ketë njerëz qe vrapojnë e notojnë,” tha Rama.

Kjo politikë e Edi Ramës duket se shkon në kundërshtim edhe me atë që zbaton Italia, vendi më i prekur nga koronavirusi. Gazeta Repubblica shkruan se kush banon pranë detit, ose pranë liqeneve dhe lumenjve, mund të bëjë banjo.