Dvorani kërkon tre ditë kohë për argumentet mbi mbarimin e mandatit

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtës, Ardian Dvorani, ka kërkuar edhe njëherë shtyrjen afatit tre ditor për të dhënë sipas tij të gjitha argumentet ligjore lidhur me mbarimin e mandatit.

KLGJ e vendosi këtë afat gjatë mbledhjes me 6 vota pro dhe 5 kundër por Dvorani pak para mbarimit të afatit i ka kërkuar shtyrjen.

Sipas burimeve mediatike ‘Dvorani nuk kishte kohë për të gjitha argumentet ligjore prandaj KLGJ në mbledhjen online do vendosë nëse do e pranojë këtë kërkesë apo do rishqyrtojë çështjen me themel.’