VIDEO/ Blindohet gjykata, Burg për vrasësin e dyfishtë. Ja pamjet
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ditën e sotme për Aleksandër Përdodën, personin e dyshuar si autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur 3 ditë më parë në Mirditë.
Vendimi është marrë mesditën e sotme.
Përdoda ka qenë i shoqëruar nga dhjetëra forca policie, me antiplumbë dhe armë.
Ai akuzohet për ekzekutimin e Kol Murranit dhe Preng Simonit, 3 ditë më parë në Mirditë.
Pikërisht frika e një hakmarrje të mundshme, ka bërë që policia të marrë masa shtesë për sigurinë e të dyshuarit për vrasjen.