S’ka Moto GP deri në korrik, anulohen garat e Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës

Koronavirusi ka përfshirë të gjithë botën e sportit, teksa në këtë mes nuk shpëton as Moto GP.

Kështu, pas anulimit të shumë garave të Formula 1, edhe bota e motoçiklizmit ka marrë së fundmi vendimin për të mos garuar në tre cirkuitët e radhës.

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Gjermanisë (Saksering), atë të Holandës (Asen) dhe atë të Finlandës (Kimiring).

Në këtë formë, është e konfirmuar se tashmë pilotët nuk do të mund të garojnë deri në muajin korrik, ndërsa do jenë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve në lidhje me COVID-19 për të marrë një vendim të dytë me startin e kampionatit.