Pa thyer distancimin social, gruaja organizon për motrën një festë shtatzënie me të ftuarit në makina

Një grua surprizoi motrën e saj duke organizuar për të një festë shtatzënie, pasi planet e saj u anulluan nga karantina.

Shanice Jones ftoi miqtë dhe familjarët e motrës së saj në shtëpinë e saj për një festë nga makinat.

Motrës i ishte thënë se do të bënin një festë virtuale dhe prandaj duhet të vishej bukur. Por kur ajo dëgjoir boritë e makinave në kopshtin e saj, nuk mund të ishte më e lumtur.

Ata lanë dhuratat e tyre në derën e shtëpisë së saj dhe pozuan për foto në një kënd që Shanice kishte rregulluar.

Gruaja u shpreh se ishte një moment që ajo nuk do ta harronte kurrë dhe ishte shumë mirënjohëse që personat e saj më të dashur kishin bërë një festë të tillë, pavarësisht rregullave strikt të distancimit social.