Keni siklet në fyt, ndryshime në zë, rënie flokësh, probleme me lëkurën etj? Ja çfarë problemi tregojnë këto simptoma

Gjëndra tiroide është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture të vogël. Pavarësisht madhësisë së saj, gjëndra tiroide luan një rol të rëndësishëm në trup. Çdo çekuilibër në funksionimin e këtij organi mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që shfaqen nëse keni problem me tiroiden:

Siklet në fyt: nëse keni çekuilibër të gjëndrës së tiroides ju do të ndjeni dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm në fyt.

Ndryshime në zë: kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet atëherë do të keni ndryshime të theksuara në zë.

Vështirësi në përqendrim: problemet me tiroiden shkaktojnë disekuilibër hormonal, gjë e cila çon në nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim.

Rënie flokësh dhe lëkurë e thatë: lëkura e thatë , flokët e rënë dhe metabolizmi i ngadalshëm janë disa nga shenjat më të zakonshme të problemeve me tiroiden.

Ndryshimet në peshë: rritja apo rënia e papritur në peshë është një nga simptomat më të zakonshme të hipotiroizmit. Kjo ndodh si rezultat i funksionimit të dobët të tiroides që ngadalëson të gjithë sistemin e trupit.

Lodhje e vazhdueshme: pagjumësia, lodhja e vazhdueshme ndodh sepse tiroidja nuk prodhon nivele të mjaftueshme të hormonit të saj.

Burimi: Step to Health – Gazeta Shëndeti