Dje u konfirmua infermierja, del pozitiv edhe djali i saj

ISHP konfirmoi 16 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Shqipëri.

Pjesë më e madhe e rasteve janë në Tiranë dhe Krujë, ndërsa është konstatuar nga një rast në Berat dhe Shkodër.

Abcnews.al mëson se rasti i fundit me koronavirus në Shkodër është djali i infermieres së konfirmuar dje me koronavirus.

Kështu, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shkodër arrin në 108, ku 71 prej tyre janë shëruar, ndërsa mbeten ende aktivë 37 raste.