‘Është djalë': Lind e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson

Londër -  E fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, 32-vjeçarja Carrie Symonds, ka lindur një djalë, njoftoi  Doëning Street të mërkurën.

Si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë. Djali lindi në një spital në Londër.

Johnson, 56 vjeç, u kthye në punë të hënën, një muaj pasi rezultoi I infektuar me COVID-19, sëmundjen për të cilën tha se i kishte kërcënuar jetën. Simonds gjithashtu pati simptoma të COVID-19, por u shërua shpejt.

Çifti, i cili jeton bashkë në Doëning Street që kurse Johnson u bë kryeministër në korrik, e kishte njoftuar në shkurt se priste fëmijën e parë.

Për Johnson, i cili ka pasur dy martesa më parë, djali i sapolindur është fëmija i pestë.