U 'çmend' bankomati, baristi tëheq 1.6 milion dollar në 5 muaj dhe publikon historinë në media

Një barist australian shfrytëzoi një problem sistemi në një bankomat që i lejoi të shpenzojë 1.6 milion dollarë brenda 5 muajve, të cilat ishin paratë e bankës, raportoi VICE.

29 vjeçari Dan Saunders u përpoq të bënte transferime midis llogarisë së tij të kursimit dhe kartës së kreditit në një bankomat. Por Saunders shpejt e kuptoi që makina gabimisht e linte të transferonte më shumë para nga sa kishte në të vërtetë në llogarinë e tij.

Në orët e para të mëngjesit, bankomatët dolën jashtë linje, duke u shkëputur nga banka. Saunders pa që kishte një vonesë në mes tërheqjes dhe sistemit të bankës që dokumentonte transaksionin, për aq kohë sa ai transferonte para midis llogarive gjatë këtyre orëve, ai mund të tërhiqte shuma të mëdha parash pa u shfaqur të tërhequra në llogari.

Për pesë muajt e ardhshëm, Saunders vazhdoi mashtrimin dhe shpenzoi një total prej 1.6 milion dollarë në festa, hotele luksoze, darka dhe ndonjëherë duke dhënë para për miqtë për shkollimin në kolegj.

Saunders kaloi një vit në burg dhe 18 muaj jashtë me një urdhër të punës komunitare, pasi publikoi në gazeta dhe dalje televizive historinë e tij. (business insider/scan)