VIDEO/Mision i ri për policinë, oficerët prekin zemrat e njerëzve, shoqërojnë patat drejt sigurisë

Oficerë  policie në Britani janë parë duke u marrë me një punë shumë ndryshe nga zakonisht.

Ata supozohet të ishin duke ndihmuar në zbatimin e rregullave të distancimit social, por kjo ndryshoi kur disa pata vendosën të bënin xhiron e tyre në një rrugë me trafike makinash.

Një ocifer nga policia e Hampshire ndau këtë video ku shfaqet një familje patash që shoqërohet nga policia në një zonë të sigurtë.