Motorçikleta përplaset me makinën, humb jetën 29 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në autostradën Lushnjë – Fier.

Një aksident i një motoçiklete me një makinë ka sjellë vdekjen e një personi.

Motoçiklete ka goditur një mjet në rrugë dhe si pasoje ka humbur jetën Alban Petro 29 vjeç banues në Sopez.

Aksidenti ka ndodhur 1 km ne dalje të autostrades Lushnje - Fier në drejtim të Divjakës, shkruan Syri,net.

Dyshuhet se për shkak te erresires dhe shpejtësisë nuk ka shmangur perplasjen. 29 vjecrai ka humbur jeten në spital nga plagët e marra./Syri.net/

Ja njoftimi i policisë:

Divjakë/ Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur "Pushim i Shoferit", shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.