Kush është personi i arrestuar për plagosjen e policit në burgun e Peqinit

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të ndodhur në mbrëmje në burgun e Peqinit, ku efektivi Idajet Paja, vjeç 41, mbeti i plagosur.

Ai është Gazmend Kasenë, 35-vjeç dhe sipas policisë ‘ky shtetas në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.’