Policia angleze arreston Granit Xhakën

Granit Xhaka nuk po kalon mirë në Angli. Së fundi Xhaka është akuzuar për abuzim racor në një aeroport të Londrës, shkruan “Telegraph”, transmeton IndeksOnline

Sipas medieve angleze, reprezentuesi i Zvicrës është marr nga policia për shkak akuzave racore me një anëtar të stafit në aeroportin “Hearthrow” të hënën në mbrëmje, 24 orë pasi ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të kuq në Premier Ligë.

Kosovari ishte duke pritur një mik të tij, por atij i ishte refuzuar hyrja. Një dëshmitar i habitur, deklaroi se 24-vjeçari i cili i kushtoi 35 milionë funta klubit nga Arsenali, abuzoi në mënyrë racore drejt një anëtari të stafit, dhe menjëherë u dërgua në një stacion policie në perëndim të Londrës.

“Policia u thirr në orën 19:00 të hënën, më 23 janar pas një pretendimi se një anëtar i stafitu ishte fyer dhe abuzuar në mënyrë racore në aeroportin “Heathrow”

“Pretendimi është bërë nga një palë e tretë. Zyrtarët morën pjesë dhe biseduan me një burrë të 20-tat. Ai nuk u arrestua”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa “Topçinjtë” refuzuan të flasin rreth kësaj çështje, duke theksuar se kjo është çështje private mes tij dhe policisë.