Zbulohet autori i plagosjes me armë zjarri në Shkodër

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur këtë pasdite pranë Urës së Bunës, ku mbeti i plagosur shtetasi, Gëzim Bici, 50 vjeç.

Sipas policisë, autori I dyshuar I ngjarjes është shtetasi Bardhi Isufi. Ky i fundit mësohet se ka pasur një konflikt me Bicin që më pas ka degjeneruar në konflikt me armë zjarri.

Policia nuk e ka gjetur ende armën e krimiy. Ndërkohë që shkak mendohet të jetë një konflikt për pronën që vazhdonte prej kohësh.